Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale kanë ndërhyrë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues motor uji, që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazh.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin E. Ll., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.