OBSH thotë se rastet e fruthit në botë arritën në 10.3 milionë gjatë vitit 2023. Sipas organizatës, kjo ka shënuar një rritje shqetësuese me 20% krahasuar me vitin 2022.
Kjo rritje e infektimeve ka ardhur si pasojë e mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit, duke vënë në rrezik miliona jetë njerëzish.

Pavarësisht se fruthi është i parandalueshëm me dy doza të vaksinës, mbi 22 milionë fëmijë humbën dozën e parë të vaksinës në 2023.
Vetëm 83% e fëmijëve morën dozën e parë, ndërsa mbulimi me dozën e dytë ishte edhe më i ulët, në 74%.
Sipas OBSH-së, për të parandaluar shpërthime të reja, është thelbësore që çdo vend të arrijë një mbulim prej 95% për të dyja dozat.
Ekspertët paralajmërojnë se fruthi vazhdon të jetë një kërcënim serioz, veçanërisht për fëmijët nën moshën 5 vjeç.