Site icon Informohu siç duhet

Rrëqethëse në Brooklyn/ Gruaja digjet për së gjalli në metro, autori i vuri flakën teksa ajo po flinte

BROOKLYN– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në stacionin e metrosë në Brooklyn të Nju Jorkut, ku një grua u dogj për së gjalli brenda vagonit të metrosë që kishte ndaluar në stacion.

Siç raportohet në mediat e huaja raportohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë është një burrë i cili dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak rrobave të një gruaje ë stacionin e metrosë, ndërsa fatkeqësisht ajo vdiq.

Shefja e policisë Jessica Tice ka deeklaruar se incidenti ndodhi të dielën e 22 Dhjetorit rreth orës 7:30 të mëngjesit, “një nga krimet më të tmerrshme që një person mund të kryejë kundër një personi tjetër.”

Viktima ndërroi jetë në vendngjarje, tha shefja e policisë, duke shtuar se i autori i dyshuar u arrestua pak çaste pas ngjarjes. Dëshmitë e deritanishme tregojnë se viktima nuk njihej me autorin. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e viktimës dhe motivin e sulmit./Radar.al 

Exit mobile version