E njohur si një nga banoret më të forta të këtij edicioni, Rozana Radi ka shpërthyer gjatë ditës së sotme si pasojë e debateve të vazhdueshme me disa prej konkurrentëve.
Gjatë një bisede të zhvilluar me Laertin i cili iu gjend pranë kur e pa në një gjendje jo të mirë Rozana tha se është shumë e ndjeshme dhe se ajo vetë nuk I ka zënë vendin asnjeriu në shtëpi.
Ndërkohë Laerti u dëgjua teksa i thoshte këngëtares se duhet të qëndrojë e fortë dhe se ajo është një arstiste, e cila ka përgjegjësi për publikun që e mbështet dhe e duartroket.
Pjesë nga diskutimi
Rozana: Po ra ai çelësi nuk më intereson më mua. Çdo njeri e ka këtë. A e di ça më kanë bërë mua këtë?
Laerti: Por ne kemi një përgjegjësi. Para atyre që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë bravo. Në rregull. Por jo të gjithë kanë atë marrëdhënie të mirë me publikun që kemi ne të dy. Prandaj kemi një përgjegjësi më tepër për ata që na kanë duartrokitur. Këtu është gjithë meseleja.
Rozana: Dhe gjithmonë ata që gjykojnë janë ata më të paaftit. Se unë nuk i kam zënë njeriu vend, sepse kjo këtu është skena. Dil këtu dhe bë atë që kam bërë unë. Dil. Unë jam tip shumë i ndjeshëm o Laert.

