Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët” kanë folur banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Vajzat bënë një analizë të detajuar sa i përket disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit:
-Bricjapët nuk janë për atë format pasi janë shumë serioz dhe do mërziteshin, do stresoheshin dhe do dilnin. Për këtë format është Gaforrja, shenjë kardinale e ka provuar si Luizi dhe Olta. Dashi, shenjë kompetitive e ka provuar fituesit e kaluar si Egla dhe Iliri. Edhe Virgjëreshat kanë shkuar në finale, Donaldi, Juli, Romeo.
-Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.

-Për Laertin që është Peshqit thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.
-Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.
-Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.
Nga cilat shenjat të zodiakut mund të kemi potencial?

“Thamë që është viti i Gaforres, Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi”./TAR



