Site icon Informohu siç duhet

Ronela Hajati do të këndojë në dasmën e ish-it! Këngëtarja ‘martohet’ ne skenën e “Kënga Magjike”

Ronela Hajati është ndër artistët shumë të dashur nga publiku që merr pjesë këtë vit në festivalin ‘Kënga Magjike’.

“Labirinth” është kënga e cila riktheu Hajatin në skenën e Festivalit pas 6 vitesh, e brenda 5 ditësh kënga ka rrëmbyer rreth 1 milion klikime. Vlen të përmendim se “Labirint” është ndër baladat e rralla që ka Ronela në repertorin e saj.

Ndër vite ajo është përfolur për historitë e saj rozë me disa personazhe publikë të fushës artistike.

Pyetjet në intervistën me Ardit Gjebrean, kishin të bënin me lidhjet e dashurisë dhe specifikisht me dasmën.

Ndër vite këngët e saj kanë pasur tema dashurie, ku nga gjuha e përdorur mund të themi se shumica duken dedikime.

Pyetjes “Nëse do të ishe e ftuar në dasmën e ish-it tënd, cilën këngë do këndoje?”, këngëtarja nuk vonoi aspak përgjigjen duke na zbuluar këngët të cilat do të shërbejë, si një urim për ish-partnerin e saj.

Në dasmën e ish-t, Ronela Hajati do të këndonte fillimisht këngën e saj “Vuj” dhe pasi të nxehej situata, do t’a mbyllte me “Do t’a luj”.

Në skenën “magjike”, Ronela Hajati bëri betimet e martesës. Në momentin që dikush priste lulet, ajo na shokoi duke i thënë nëpërmjet ekranit “partnerit të saj anonim”: Betohem që do mundohem të të dua.

Sigurisht kjo deklaratë shokuese, ka një shpjegim prej këngëtares. Në intervistën me Ardit Gjebrean, ajo shpjegoi: Është më mirë të mundohesh t’a duash, sepse ai (partneri), kushedi çfarë do bëjë dhe unë sërish do mundohem t’a dua.

Nëse do të kemi së shpejti një martesë të vërtetë nga Ronela Hajati, kjo do të mbetet për t’iu lënë kohës./tvklan.al

Exit mobile version