Heidi Baçi doli nga Big Brother Vip 3 e dashuruar me Romeo Veshajn, por pas një vere intensive bashkë, rrugët e tyre u ndanë.
Përveç tij, Heidi nuk pati raporte miqësie me të tjerë banorë. Por tani që çdo gjë është venitur nga ajo eksperiencë, a ruan ende raporte ajo me ndonjë nga ish-banorët e edicionit të tretë?
“Po, me Sarën dhe Bardhin, janë shumë të mirë. Bardhi është çun flori. Jam shumë e lumtur për ta sepse kanë pasur një vit të rëndë. Nea është një bebushe fantastike, është një ndjesi shumë pozitive në shtëpinë e tyre”.

