Site icon Informohu siç duhet

Romeo në lidhje të re pas ndarjes nga Heidi?

Teksa ka disa kohë që përflitet se Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj janë ndarë, aktori së fundmi i është futur “me kokë” projekteve të reja.

Ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij.

Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime.

Por në media flitet se nga radhët e miqve të tij thuhet se historia e njohjes me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë.

Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

Exit mobile version