Zbulohet ‘fati’ i Romeo dhe Donald Veshajt në Top Channel. Vëllezërit Veshaj nuk do të mungojnë as këtë sezon të ri televiziv në ekranin e TCH.
Ata mësohet se kanë mbyllur negociatat me drejtuesit e Top Medias dhe do të vijojnë të punojnë, por jo me programin e tyre “Më lër të flas”.
Burimet thanë se vëllezërve Veshaj do t’u besohet drejtimi i programit televiziv investigativo-humoristik “Fiks Fare”.
Të shumta ishin spekulimet se vëllezërit kishin mbyllur përfundimisht derën e bashkëpunimit me TCH pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, një format ku Romeo pretendonte fitoren.
Mbetet të presim shtatorin për të konfirmuar zërat.
