Legjenda braziliane e futbollit, Romario, është ndarë nga e dashura e tij, studentja e stomatologjisë Tiffany Barcelos, 35 vite më e re se ai, pas akuzave për tradhti.
Mediat braziliane raportojnë se Romario besohet se e ka tradhtuar Tiffany-n me mikeshën e saj, Barbara Cavalcanti, pjesë e rrethit të ngushtë të Tiffany-t. Pas zbulimit të tradhtisë, Tiffany ka vendosur të ndahen menjëherë.
Situata u intensifikua kur Romario dhe Barbara u panë së bashku në Fernando de Noronha, një destinacion turistik i njohur në Brazil, bashkë me një grup miqsh, duke shkaktuar bujë në media.
Romanca midis Romarios dhe Tiffany-t, e cila zgjati rreth tre muaj, kishte përfshirë edhe udhëtime të përbashkëta, përfshirë vizita në Buenos Aires.
Ky episod i fundit ka sjellë për Romarion jo vetëm vëmendje mediatike, por edhe kritika për jetën e tij private.


