Java e fundit në “Big Brother VIP Albania” po shoqërohet me tensione dhe debate të forta mes finalistëve.
Njëri prej tyre, Rogerti, ka tërhequr vëmendje me deklaratat e tij dhe sjelljen në shtëpi, duke u shfaqur në një video të publikuar në faqen zyrtare të formatit, ku ai flet për lojën dhe vendimet e tij gjatë garës.
Rogerti është shprehur se, që në hyrje të finales dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, ka marrë vendime të vështira në kuadër të lojës, përfshirë një moment me banorin Miri, të cilit i ka thënë se është “vetëm” dhe duhet të vazhdojë lojën i pavarur.
Ai ka shtuar se është kritikuar si “i pabesë”, por ka theksuar se e sheh lojën si garë pa kompromis. “Unë kur hyra në finale, kur hyra në shtëpi bëra lëvizjen e duhur që i thashë (Mirit) ‘zotëri je vetëm, vazhdo’”, është shprehur ai.
“Ka thënë se nëse kjo quhet pabesi, atëherë faqja e zezë për njeriun që jam, sepse e kam treguar që unë këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd. Unë kam për detyrë të fitoj këtë lojë, për t’u siguruar që djali im dhe familja ime janë mirë dhe na vjen një e ardhme më e mirë me ato 100 mijë euro, gjë shumë e thjeshtë, kaq”, shtoi ai.
Rogerti ka komentuar edhe banorët e tjerë, duke përmendur Mateon dhe situatat mes konkurrentëve, si dhe raportet në shtëpi, duke i cilësuar disa prej tyre si pjesë të strategjisë së lojës.
Në përgjithësi, atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mbetet e tensionuar, ndërsa afrimi i finales po e rrit edhe më shumë intensitetin e lojës dhe përplasjet mes banorëve.

