PRISHTINË– Këngëtari i njohur nga Kosova është përfolur gjithmonë për lidhjet e tij të dashurisë. Mes shumë thashethemeve se i ka dhënë fund lidhjes me Ana Skrel, duket se dyshja po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre.
Pas një ‘krisje’ që u bë publike pak muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin.
Megjithatë sëfundmi ato fotografi janë zhdukur sërish nga profili i modeles, dhe kaq ka mjaftuar për t’u ngritur aludime për një tension të ri mes dyshes.
Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është mungesa e një urimi publik nga Robert Berisha në ditëlindjen e Anës, ndonëse modelja festoi me miqtë dhe ndjekësit e saj.
Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë hapur mundësinë që bëhet fjalë vetëm për një periudhë të ftohtë e jo përfundimin e historisë së tyre./Radar.al


