Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj në një intervistë për “News24” shprehu shqetësimet e tij në lidhje me platformën e shumëpërdorur nga të rinjtë, TikTok.
Aliaj teksa komentoi mbi platformën theksoi disa aspekte negative që lidhen me përmbajtjen dhe ndikimin e saj në shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë.
“Na duhet të pranojmë se në TikTok ka shumë pedofilë,” deklaroi Aliaj, duke nënvizuar një nga shqetësimet më të mëdha që ka mbi përdorimin e platformës.
Artisti shqiptar më tej shtoi se një nga pasojat e përdorimit të kësaj platforme është rritja e rrezikut për abuzime, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë që shpenzojnë shumë orë në TikTok.
Më tej Aliaj kritikoi përdorimin e gjuhës denigruese në platformë, e cila shpesh është e pranishme dhe përdoret nga persona me ndikim të madh.
“Gjuha denigruese përdoret edhe nga personazhe shumë të famshëm. Shahen në mënyrat më të tmerrshme,” shtoi ai.


