Site icon Informohu siç duhet

“Del në skenë” Xhisiela Maloku/ Ish-e dashura e djalit të Rrahman Rrajës paraqitet në SPAK

"Del në skenë" Xhisiela Maloku/ Ish-e dashura e djalit të Rrahman Rrajës paraqitet në SPAK

TIRANËXhisiela Maloku, ish-e dashura e djalit të Rrahman Rrajës është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Xhisiela Maloku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Kalvari i saj në institucionet e drejtësisë ka nisur më 21 Korrik 2018 në komisariatin nr. 3 denoncoi për përndjekje ish-të dashurin Rexhep Rraja.

Aso kohe sipas saj, pavarësisht se kishin një vit të ndarë, ajo ishte rrahur e dhunuar disa herë. E reja shkonte në disa komisariate, por nuk e çonte cështjen deri në fund. Theksojmë se ishte ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuho ai që tha se e reja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish-i dashuri dhe të afërmit e tij. Rexhep Rraja u arrestua në 30 Shtator të 2018, pasi ish-oficeri Nuhu, denoncoi në media kërcënimet për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Publikisht pas denoncimeve në komisariatin NR.3  dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t’i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Rrahja u ndëshkua vetëm me një vit shërbim prove, kurse oficeri u arratis./Radar.al

Burgjet janë të tej mbushura/ Shqipëria e dyta pas Turqisë për numrin e lartë të të dënuarve

29-vjeçari prej 2 ditësh nën masivin e kromit/ I ati: Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule

Veshur me të zeza Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët: E kam në një kështu

“Del në skenë” Xhisiela Maloku/ Ish-e dashura e djalit të Rrahman Rrajës paraqitet në SPAK

Exit mobile version