Site icon Informohu siç duhet

Rinumërimi në Tiranë ndryshon rezultatin e 11 majit, PD dhe PS humbin qindra vota

Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës ka sjellë ndryshime domethënëse në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e 1,035 kutive nga gjithsej 1,282, që përfaqëson mbi 80% të totalit.

Nga rivlerësimi rezulton se:
Partisë Demokratike i ishin shtuar gabimisht 567 vota,

Partisë Socialiste i janë zbritur 356 vota nga rezultati fillestar,
Ndërsa Lëvizja Bashkë ka humbur 57 vota të panevojshme,
Koalicioni “Nisma–Shqipëria Bëhet” humbi 38 vota,
Partia Mundësia humbi 39 vota,
dhe PSD-ja humbi 32 vota.

Ndërkohë, Koalicionit Euroatlantik i janë rikthyer 22 vota që i ishin mohuar më 11 maj, ndërsa Koalicionit Djathtas për Zhvillim iu rikthyen 6 vota.

Nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare Shqiptare ka humbur 7 vota, ndërsa Aleanca Demokracia e Re kishte përfituar gabimisht 11 vota më shumë.

Rinumërimi vijon dhe pritet të përmbyllet në ditët në vijim, ndërsa rezultatet e reja pritet të kenë ndikim në ndarjen e mandateve dhe legjitimitetin e përfaqësimit.

Exit mobile version