Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rindizen zjarret/ Flakët përfshijnë Pishë-Poron dhe disa zona të tjera, 4 helikopterë në aksion

    August 25, 2025

    Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) raporton se gjatë ditës së sotme, më 25 gusht 2025, janë regjistruar 10 vatra zjarri në vend, prej të cilave 6 janë shuar, ndërsa 4 mbeten aktive.

    Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri ka përfshirë një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt fshatit Pishë-Poro, ndërsa terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Në zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake, ndërsa në mbështetje kanë fluturuar katër helikopterë, dy nga Forca Ajrore shqiptare dhe dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Vatrat aktive ndodhen edhe në:
    Parkun Natyror Gërmenj, Leskovik, Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar pranë piramidës 15.
    Fshatin Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë, në një terren me bimësi të dendur dhe pa rrugëkalime. Zjarrfikësit lokalë janë në gatishmëri 24 orë pranë banesave më të afërta.
    Fshatin Bogovë, njësia Bogovë, Skrapar, ku një vatër në një hangar është përhapur në një sipërfaqe pyjore me pishë. Situata raportohet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

    Ndërkohë, 6 vatra janë shuar plotësisht në:
    Krenze, Shtiqën, Kukës
    Reç, Shkrel, Malësi e Madhe
    Bisht-Kamëz, Katund i Ri, Durrës
    Ishull-Shëngjin, Shëngjin, Lezhë
    Lagjen 18, Rajoni Nr.1, Korçë
    Zona e Shkozës, Njësia Nr.1, Tiranë

    Autoritetet bëjnë apel për vigjilencë dhe përkujdesje të shtuar nga qytetarët, ndërsa operacionet e shuarjes së zjarreve vazhdojnë në terren.

    helikopterë Pishë-Poro zjarre
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.