Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rimbursimi për profesionet e lira/ Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

    December 24, 2024
    Rimbursimi për profesionet e lira/ Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

    TIRANË– Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 27 Dhjetor për deklarimin e tyre me qëllim përfitimin e kompensimit për tatimin e parapaguar. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit si rimbursimi nuk do të kryhet brenda datës 30 Dhjetor 2024, nëse nuk deklarohet të dhënat për llogarinë bankare në sistemin e-Filing brenda këtij afati.

    “Si ofrues i shërbimeve profesionale, brenda datës 30.12.2024, ju do të rimbursoheni në llogaritë tuaja bankare për shumat e paguara për këstet paraprake të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin! Nga verifikimet e Administratës Tatimore, rezulton se ju nuk i keni deklaruar ende të dhënat e llogarisë tuaj bankare, ne sistemin e-Filing. Rimbursimi i menjëhershëm i shumave të parapaguara nuk do të mund të kryhet brenda datës 30.12.2024, nëse informacionin mbi të dhënat e llogarisë bankare nuk do e deklaroni brenda datës 27.12.2024”, thuhet në njoftim.

    Administrata tatimore sqaron se në të kundërt, tatimpaguesit, që do të deklarojnë të dhënat e llogarive bankare pas 27 dhjetorit 2024 duhet të bëjnë kërkesë me shkrim pranë Drejtorive Tatimore përkatëse për kthimin e pagesave të kryera, procedurë që kërkon më shumë kohë.

    Njoftimi për afatin e deklarimit të llogarive brenda datës 27 Dhjetor me qëllimin përfitimin e rimbursimit brenda vitit apo procedurat që do të ndjekin subjektet nëse i deklarojnë të dhënat pas këtij afati, iu dërguar dërguar bizneseve në e-Filing nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

    Nga verifikimi i të dhënave rezultoi se ofrues të shërbimeve profesionale ishin në total 27,605 tatimpagues. Deri më 18 Dhjetor 2024 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë rimbursuar 7,157 biznese të profesioneve të lira për këstet e parapagimit të tatimit apo 88% të tyre.

    Pa u rimbursuar kanë mbetur edhe 980 biznese, pasi ende nuk kanë deklaruar llogaritë bankare në e-Filing. Ndërsa fshirja e detyrimeve të gjeneruara si këste paraprake është bërë për 19,468 tatimpagues./MONITOR

    profesionet e lira Rimbursimi tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.