Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një intervistë për “News24” u shpreh se rikthimi i Sali Berishës në Kuvend pas afro një viti është një lajm goxha i mirë për Partinë Demokratike.
Tabaku shtoi më tej se beson që me rikthimin e kreut të PD në Kuvend do të rigjallërohen strukturat e partisë dhe pritet të përforcohet mesazhi i PD.
“Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për të rigjallëruar strukturat e PD dhe për të përforcuar mesazhin e PD”, tha Tabaku.
Ju kujtojmë se kryedemokrati , Sali Berisha u rikthye sot në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare si dhe mbajti fjalimin e tij në lidhje me çështjet aktuale të vendit.
LEXO EDHE:
Mazhoranca rrëzon me 72 vota kundër, 2 amendamentet e propozuara nga Berisha në Kuvend


