Pavarësisht temperaturave të larta, ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve u kujdes për sistemimin e shtresave asfaltike në rrugën “Pjetër Budi” tek Qyteti Studenti.
Në mënyrë që infrastruktura të përmirësohet për nisjen e sezonit të ri akademik.
Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se puna në këtë mandat të tretë do të vijojë për rehabilitimin e blloqeve të banimit, dhe të rrugëve nëpër lagjet e kryeqytetit.