Site icon Informohu siç duhet

Rihanna surprizon në Met Gala 2025, zbulon se është në pritje të fëmijës së 3

Rihanna surprizon në Met Gala 2025, zbulon se është në pritje të fëmijës së 3

NEW YORK- Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka dhënë lajmin e bukur se familja e saj do të zgjerohet sërish.

Tashmë Rihana është nënë e dy djemve me partnerin e saj A$AP Rocky, ndërsa sëfundmi ajo zbuloi shtatzëninë e saj të tretë në tapetin e kuq të Met Gala 2025 në Neë York.

Fotografi i saj, Miles Diggs, publikoi një imazh të artistes nën shi, ku barku i rrumbullakosur dallohej qartë, duke i paraprirë daljes së saj publike. Ylli 37-vjeçar ndriçoi mbrëmjen, duke konfirmuar se një tjetër anëtar i vogël po vjen në rrugë për të bashkuar familjen e famshme.

Ndërsa në një intervistë për Page Six, Rihanna kishte rrëfyer se marrëdhënia me A$AP Rocky është thelluar më shumë që kur janë bërë prindër. “E dua ndryshe si baba. Është e jashtëzakonshme. Është kaq i duruar, plot dashuri dhe fëmijët tanë janë të fiksuar pas tij,” tha ajo. Nga debutimi i shtatzënisë në Super Bowl 2023 e deri te ky moment në Met Gala, Rihanna vazhdon të thyejë çdo rregull e të jetojë mëmësinë me stil, guxim dhe dashuri./Radar.al 

Dy aksidente në Elbasan/ Një person humb jetën në spital, 2 të pla*osur

“Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu

Exit mobile version