Site icon Informohu siç duhet

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

TURQI– Futbollisti shqiptar, sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën ‘Bağdat’, mbrëmjen e djeshme.

Raportohet se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas medieve turke, sulmuesi shqiptar thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Manaj, i cili po mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, thuhet se ka pësuar dëme materiale në automjetin e tij.

Mediat kane ndar ë edhe foton nga aksidenti. Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, po e vijon karrierën në Turqi me klubin e Ligës së Parë, Sivasspor. 28-vjeçari lushnjar u largua nga Sharjah FC në Arabinë Saudite pas disa muajve përvojë, për t’u rikthyer sërish në Turqi, po me Sivasspor./Radar.al

Exit mobile version