Site icon Informohu siç duhet

Rey Manaj nuk di të ndalet, dygolësh i sulmuesit të Kombëtares shqiptare në Turqi

Rey Manaj

TIRANË– Futbollisti shqiptar, Rey Manaj është në gjendje të mirë shëndetësore  pas dëmtimeve, duke bërë që të rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën me anë të një goditjeje me kokë, në minutën e 43’ të takimit me Hatayspor.

Ndërsa në minutën e 73’, Sivasspor fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër sulmuesi shqiptar, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë duke rikthyer momentalisht baraspeshën, me rezultatin që u përmbys nga skuadra e tij 6 minuta më vonë në shifrat 3-2.

Kujtojmë se Manaj u dëmtua në ndeshjen me Gaziantep, duke lënë fushën në minutën e 42’ pasi kishte shënuar, duke munguar tre ndeshje me skuadrën e tij turke, i cili gjithashtu nuk ishte i pranishëm për duelet e Shqipërisë me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.

Me këtë dygolësh, 27-vjeçari kuqezi shkon në kuotën e tre realizimeve këtë sezon, i cili është rikthyer për të qenë protagonist me skuadrën e tij.

Exit mobile version