Site icon Informohu siç duhet

Rey Manaj në super formë, shënon sërish pas golit ndaj Serbisë

Rey Manaj po kalon një moment të artë në karrierë, duke vazhduar të shkëlqejë si me Kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me klubin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit të rëndësishëm ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026, sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën, këtë herë në kampionat me fanellën e Al Sharjah.

Në ndeshjen e javës së 6-të kundër Al Dhafra, Manaj realizoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë, pas një goditjeje të fortë nga krahu i majtë që mposhti portierin kundërshtar dhe vulosi rezultatin 2-0 për skuadrën e tij.

Ky është goli i dytë sezonal për Manajn në kampionatin e Emirateve, që duket se ka rifituar besimin dhe formën e tij më të mirë.

Exit mobile version