Site icon Informohu siç duhet

Reshjet e shiut përmbytin lagjen Besëlidhja, banorët e Lezhës të izoluar nëpër pallate

LEZHË-Reshjet e shiut që kanë nisur në orët e para të së enjtes  kanë shkaktuar përmbytje serioze në qytetin e Lezhës, ku më e prekur mbetet lagjja Besëlidhja.

Banorët kanë raportuar se uji ka përmbytur parkingjet dhe rrugicat e lagjes, duke e bërë të pamundur daljen nga pallatet dhe lëvizjen me automjete.

Pamjet nga terreni tregojnë makina të mbytura në ujë dhe hyrje pallatesh të rrethuara nga niveli i lartë i ujit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që lagjja përballet me përmbytje të tilla.

Besëlidhja është ndër zonat më problematike në qytetin e Lezhës gjatë stinëve me reshje në vitet e fundit./Radar.al 

Exit mobile version