Informohu siç duhet

Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në Europën Qendrore

Vërshimet në Niederösterreich

AUSTRI– Në disa zona në jug të Austrisë shpallet gjendje e jashtëzakonshme prej vërshimeve. Kryesisht në landin Niederösterreich të Austrisë gjendja është e rënduar.

Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.

Evakuime në Çeki
Edhe në Çeki vërshimet e përmbytjet i kanë vënë në gjendje emergjence ekipet e shpëtimit. Katër vetë konsiderohen të humbur pasi i ka rrëmbyer masa e ujit. Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë. Gjatë fundjavës kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuiimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit. Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.

Pakësimi i reshjeve pritet gjatë ditës së hënë (16.09.2024).

Për shkak të motit ekstrem në Çeki mbetën pa energji rreth 250.000 shtëpi, njoftoi agjencia CTK duke iu referuar furnizuesit me energji.

Ekipet e emergjenccës duke nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara prej ujit në Rumani

Reshje dhe përmbytje ka pasur edhe në Poloni e Rumani. Nga të dy këto vende njoftohet edhe për viktima një person në Poloni dhe pesë të vdekur në Rumani. Në Rumani janë dëmtuar rreth 5000 shtëpi dhe qindra njerëz u desh të shpëtohen prje vërshimeve. “Kjo është një katastrofë e përmasave epike”, tha kryetari i bashkisë së fshatit Slobozia Conachi në rajonin Galati. Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, vuri në duke Emil Dragomir. Presidenti rumun Klaus Iohannis dekalroi: “Ne jemi konfrontuar sërish me pasojat e ndryshimit të klimës, që po bëhen gjithnjë e më fort evidente në kontinent me pasoja dramatike.”/DW

Exit mobile version