Një foto e pazakontë u publikua në rrjet gjatë ditës së djeshme ku dy gjyshërit shihej të prisnin të shpëtoheshin nga çatia e shtëpisë, rrethuar nga uji i frikshëm në Karolinën e Veriut, SHBA.
Jessica Drye Turner që ndodhej qindar kilometra larg, siguroi foton e motra e bllokuar bashkë me të tjerët në çatinë e shtëpisë në Asheville.
Fatkeqësisht ndihma nuk erdhi në kohën e duhur dhe çatia nuk i rezistoi peshës e për rrjedhojë mbetën të vrarë dy të moshuarit në të 70-at dhe nipi i tyre shtatë-vjeçar Micah.
Numri viktimave të uraganit ka arritur tashmë në 133, mes të cilëve 40 në zonën e Asheville.
Turner publikoi foton e dërguar nga motra Megan Dryee cila ishte e bllokuar në çati me dy prindërit dhe të voglin Micah.
Imazhet tragjike shfaqin të moshuarit të mbledhur së bashku, të rrethuar nga batanije, teksa uji arrin në nivelet disa pëllëmbë poshtë çatisë.
“Ata thirrën emergjencën por nuk kshin mudnësi pasi kishte edhe të tjerë për të shpëtuar,” shkroi Turner gjatë ditës së premte.
Motra e saj Megan arriti të shpëtonte duke u mbajtur mes mbetjeve pa u rrëmbyer nga uji.
Një më vonë ajo u shpëtua nga skuadrat që erdhën për ndihmë.
“Lutem për motrën time që humbi djalin e saj, mundohemi ta ngushëllojmë”, shton Turner.
“Nëse vdekja e tij dhe e prindërve të mi çojnë të tjerët drejt Krishtit, atëherë ashtu qoftë. Fjalët e fundit që Micah tha para se të merrej nga uji ishin, ‘Jezus më ndihmo!’”, shton gruaja.
Guvernatori i Georgia, Brian Kemp tha se të paktën 25 njerëz janë vrarë në shtetin e tij, ndërsa Karolina e Jugut raportonte të paktën 29, shkruan Neë York Post.