TIRANË– Reshjet e dendura të shiut kanë nisur prej mbrëmjes së të hënës ku edhe mëngjesin esotëm kanë vijuar me ritme intensive dhe shtrëngata.
Lidhur me situatën e përkeqësimit të motit policia e shtetit ka reaguar përmes një postimi zyrtar ku u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në qarkullimin me makina.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Apel për kujdes në rrugë
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.
Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

