Site icon Informohu siç duhet

Reshje të dendura dëbore në qarkun e Elbasan/ Aksi Librazhd-Peshkopi i pakalueshëm, pa energji elektrike disa zona

PESHKOPI– Në qarkun e Elbasanit gjatë orëve të natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në zonat malore.

Bëhet me dije se në Stëblevë të Librazhdit trashësia e dëborës 50 cm e po ashtu edhe në Labinot Mal të Elbasanit.
Kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë. Aktualisht është i pakalueshëm aksi Librazhd Peshkopi.

Kalohen me zinxhirë disa fshatra të Librazhd si Qarrishta, Librazhd Katundi etj. Në Elbasan kalohet pa vështirësi Gjinari ndërsa kërkohet përdorimi i zinxhirëve në Labinot Mal, Zavalinë, Qerret e Funar./Radar.al

Exit mobile version