Site icon Informohu siç duhet

Reshje dëbore në Kukës, nuk raporohet për probleme në qarkullim

KUKËS– Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe qytetin e Kukësit. Mësohet se reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative si Shishtaveci dhe Lugina e Valbonës me një trashësi deri në 5 cm.

Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri-Valbonë. Deri më tani firmat e mirëmbajtjes ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet inerte, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa ndërprerje./Radar.al

Exit mobile version