TROPOJË– Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur pothuajse të gjitha zonat veriore. Ditën e sotme është raportuar se të paktën dy të moshuar janë bllokuar në bjeshkët e Tropojës. Djali i tyre teksa ka qenë udhëtuar me një automjet drejt banesës së tyre është bllokuar nga bora.
Ndërkohë kujtojmë se në qytetet e tjera të veriut ku janë regjistruar reshje dëbore rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mejteve.
“Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës. Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që t’u shkojë në ndihmë personave të bllokuar,” thuhet në njoftim./Radar.al

