Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    ‘Dorëzohet’ Trump, kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    Gola, penallti e polemika/ Napoli mposht Interin dhengjitet në krye të Serie A

    Aksident i rëndë në Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëri-tjetrin, pesë të lënduar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Replikat në Kuvend/ “Bukurosh kam lindur”, Balluku–Balliut: Ne jemi të bukur si fis, pa ndërhyrje!

    September 29, 2025

    Gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend, një debat me tone ironike dhe replika personale u zhvillua mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

    Përplasja nisi kur Balluku, e ndërprerë nga Balliu gjatë fjalës së saj, iu drejtua me batutën: “Pusho ti o bukurosh!”. Reagimi i menjëhershëm i Balliut ndezi shkëmbimin verbal.

    “Unë bukurosh kam lindur, ndërsa ty të kanë bërë të bukur paratë e shqiptarëve,” deklaroi Balliu, duke e akuzuar zv.kryeministren për abuzime në tendera publikë, përfshirë projektet e njohura si “Tigrat” në Vlorë dhe ndërtimin e rrugëve me kosto shumë të lartë. Ai theksoi se “në vendin më të varfër të Europës, është ndërtuar kilometri më i shtrenjtë në botë, me 25 milionë euro”.

    Balluku iu përgjigj me ironi, duke thënë se “problemi është që ai ka filluar ta besojë se është bukurosh” dhe shtoi: “Ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje.”

    Debati u shoqërua me replika të ndërsjella dhe sarkazëm, duke zhvendosur për disa minuta vëmendjen nga temat politike në goditje personale mes dy përfaqësuesve politikë.

    REPLIKAT
    Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin 1 dhe tigrin 3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti. Vjen në vendin më të varfër të Europës me 40 mijë lekë ndihmën ekonomike dhe me 25 milion euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen më një shi. Duhet të flasësh për këto, për bukuroshët gjej kohëve tënde, jo këtu në Parlament.

    Belinda Balluku: Problemi është që ky filloi të besojë që është bukurosh, kjo është me keqja. Dhe pa qenë bukurosh e çfarë nuk thoshte kurse me këtë epitetin do të çmendet fare. Unë çuditesha se përse ti mërziteshe kur të përmendej emri i babait, por mund të pyesësh edhe Fariun edhe Jetën, kurse ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë.

    Balluku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    ‘Dorëzohet’ Trump, kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    October 25, 2025

    Gola, penallti e polemika/ Napoli mposht Interin dhengjitet në krye të Serie A

    October 25, 2025

    Aksident i rëndë në Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëri-tjetrin, pesë të lënduar

    October 25, 2025

    FSHF mbyll aplikimet për biletat e ndeshjes Shqipëri–Angli, nis përzgjedhja e fituesve

    October 25, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Vetëbesimi në ADN, shenjat e zodiakut që nuk dyshojnë kurrë në veten e tyre

    Parashikimi i horoskopit 24 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Sot energjia juaj është në kulm, parashikimi i horoskopit 23 Tetor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.