Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek

    I nxehti nuk “than” Fierzën/ Niveli i ujit 292,3 metra mbi mesataren për këtë periudhë

    Mbi 5000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rënie e ndjeshme e migracionit ilegal në BE

    May 15, 2026

    Fluksi i migracionit të paligjshëm drejt BE-së ka rënë ndjeshëm, veçanërisht përgjatë itinerarit të Mesdheut. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve, Frontex për katër muajt e parë të këtij viti.

    Kalimet e parregullta të kufirit drejt BE-së po bien. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Frontex-it, që i janë vënë në dispozicion në mënyrë ekskluzive studios së televizionit gjerman, ARD në Bruksel.

    Këtë vit deri në fund të prillit rreth 29.000 persona kanë hyrë në BE në mënyrë të parregullt – pra pa dokumente të vlefshme apo pa leje hyrjeje ose qëndrimi. Ky është niveli më i ulët prej vitesh; në vitin 2023 numri i rasteve ishte ende tri herë më i lartë.

    Itinerari kryesor i hyrjes mbetet ai nga Mesdheu, me pikënisje Libinë dhe mbërritje në bregdetin italian. Pas saj vjen rruga e Mesdheut Lindor – përmes Turqisë drejt Greqisë dhe Qipros. Të dyja këto rrugë përbëjnë secila afro një të tretën e të gjitha hyrjeve të parregullta në BE.

    Më shumë se 1.200 të vdekur në Mesdhe

    Sipas Frontex-it, kjo konfirmon një trend të qartë: që gjatë gjithë vitit 2025, hyrjet e parregullta ranë me më shumë se një të katërtën krahasuar me vitin paraardhës. Bashkëpunimi me vendet partnere, për shembull në bregdetin e Afrikës së Veriut, ka kontribuar ndër të tjera në këtë rënie. Në këmbim të fondeve të BE-së, këto vende i pengojnë njerëzit të nisen drejt BE- po ashtu ato gjithnjë e më shumë po luftojnë rrjetet e trafikantëve.

    Po ashtu, kushtet e vështira të motit në fillim të vitit duket se kanë penguar disa njerëz nga migrimi i rrezikshëm. Megjithatë humbjet e jetëve në Mesdhe janë të larta. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, deri tani këtë vit më shumë se 1.200 njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe./DW

    BE Migracioni ilegal
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek

    July 18, 2026

    I nxehti nuk “than” Fierzën/ Niveli i ujit 292,3 metra mbi mesataren për këtë periudhë

    July 18, 2026

    Mbi 5000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

    July 18, 2026

    Me objektiv parandalimin e zjarreve, Kukësi dhe Prizreni krijojnë brezin mbrojtës përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.