Ndeshja e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë një përballje plot tensione mes dy vendeve.
Për rrjedhojë 1500 oficerë të Policisë së Shtetit do të jenë të angazhuar për mirëmbajtjen e rendit gjatë ndeshjes.
Të shtunën e 7 qershorit, shumë akse kryesore të Tiranës do të bllokohen, ndërsa perimetër sigurie do të vendoset si në hotelin ku do të qëndrojnë futbollistët serbë ashtu dhe përreth stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja.
Përveç efektivëve të Policisë së Shtetit, në angazhim do të jenëedhe ekipe të anti-terrorit si dhe forcat speciale RENEA.

