Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkelën perimetrin e sigurisë/ Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, gjobë edhe 500 mijë lekë

    Dogji barishtet në tokën e tij dhe shkaktoi zjarrin në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari (EMRI)

    Shkodër/ Mjekët kryejnë me sukses ndërhyrjen te 52-vjeçari i diagnistokuar me stenozë kritike të arteries

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rekord regjistrimesh në qershor, mbi 1.1 milionë automjete qarkullojnë në Shqipëri

    July 6, 2026
    Rekord regjistrimesh në qershor, mbi 1.1 milionë automjete qarkullojnë në Shqipëri

    Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPTSHRR) bënë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 euromjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve.

    Për të gjithë 6 mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, më rritje prej 3% në krahasim me janar-qershor 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6 mujorit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit, në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

    Koreja e Jugut dhe Kina kryesojnë

    Koreja e Jugut është prej të paktën tre vitesh tregu kryesor ku shqiptarët po blejnë automjetetet. Për 6 mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

    Arsyeja lidhet me çmimet më të lira të mjeteve në shtetin e largët, që vitet e fundit është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave të përdorura, pasi çdo vit prodhon mbi 4 milionë automjete, ndërsa miliona makina të përdorura dalin në treg si rezultat i zëvendësimit të shpeshtë me modele të reja. Falë mirëmbajtjes së mirë, kontrolleve teknike dhe rrjetit efikas të porteve, këto automjete eksportohen në dhjetëra vende të botës.

    Edhe Kina po rezulton një destinacion i rëndësishëm, i ndikuar kryesisht nga interesi në rritje për makinat elektrike. Për periudhën janar-qershor, 17% e mjeteve ose rreth 8.2 mijë ishin nga Kina. Më pas vijojnë tregjet tradicionale si Gjermania (5837), apo Italia (5650). Për të gjithë 6 mujorin, rreth 20 mijë automjete të regjistruara për herë të parë, ose 42% e totalit erdhën nga Koreja e Jugut dhe nga Kina.

    Bie interesi për makinat elektrike

    Pavarësisht rritjes së regjistrimeve të reja në qershor, numri i makinave elektrike që hynë për herë të parë në qarkullim ishte më i ulëti i këtij viti, me vetëm 775 të tilla, kur në mars ishte arritur rekordi me gati 1300. Gjithsesi për 6 mujorin, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë ishte rreth 5700, ose 3.4 herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke përbërë 11.7% të totalit të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në vend.

    Volkswagen dhe Benz vijojnë të jenë mjetet më të preferuara, BYD ngjitet në vend të katërt

    Në 6 muajt e parë të vitit, gati 8 mijë autovetura që hynë në qarkullim ishin të markës Volkswagen, që prej disa vitesh i ka marrë fronin benz mercedes. Ky i fundit është në vend të dytë me rreth 7 mijë mjete, i ndjekur nga Audi me gati 4.8 mijë. Marka kineze BYD, e cila është bërë e preferuar së fundmi për shkak të kursimit si mjet elektrike, me origjinë nga Kina është ngjitur me shpejtësi, duke u renditur në vend të katërt për 6 mujorin, me gati 3.9 mijë mjete të regjistruara./Monitor

    Mbi 1.1 milionë automjete Qershor Rekord regjistrimesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkelën perimetrin e sigurisë/ Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, gjobë edhe 500 mijë lekë

    July 6, 2026

    Dogji barishtet në tokën e tij dhe shkaktoi zjarrin në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari (EMRI)

    July 6, 2026

    Shkodër/ Mjekët kryejnë me sukses ndërhyrjen te 52-vjeçari i diagnistokuar me stenozë kritike të arteries

    July 6, 2026

    Turqia mbyll portin për kroçerën me 2 mijë pasagjerë LGBTQ+: Nuk përputhet me vlerat tona

    July 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.