Regjisori Edmond Budina ishte pjesë e protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.
Ai bëri thirrje që këto protesta të radikalizohen, ndërsa u shpreh se drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët vazhdojnë të pasurohen.
Budina hodhi idenë edhe të grevës, pasi sipas tij Rama nuk largohet, por duhet ta heqin qytetarët. “Protesta po, mosbindje civile po, greva po, po qe nevojë të mos shkulemi që këtu deri në një qeveri teknike pa Edi Ramën”, u shpreh Budina.
“Skandalet këtu janë bërë normalitet”, tha Budina, duke theksuar se hajdutin e kemi në krye.
“Ti themi jo kësaj bande mafioze që kemi në pushtet. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona”, u shpreh Budina.
Gjithashtu ai tha se “Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen, skandalet e tij vazhdojnë njëri pas tjetrit, kujtoni skandalin e Onkologjikut, më çnjerëzorin. Ai vazhdoj se kanceri i vërtetë është në godinën e Qeverisë, ai po ia merr frymën këtij vendi“.
“Çfarë bën SPAK? Bën ndonjëherë ndonjë shfaqje dhe fut në burg ca cironka, por peshkaqenët janë këtu, që vazhdojnë të vjedhin”, tha Budina.
Gjithashtu ai u shpreh se PD dhe gjithë opozita nuk janë njësoj me këta hajdutë që po na vjedhin.
“Nuk ka pasur asnjëherë këtë banditizëm, këtë mafie, nuk kemi qenë asnjëherë vendi i fundit i Europës. Këtë e kemi nga këta mafiozë, nga këta të fortë, ndaj edhe ne jemi këtu dhe ti themi Jo. Ka ardhur koha që protestat tona të radikalizohen. Boll më me fjalime, me fjalë të bukura dhe me përkujdeshje. Duhet ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Protesta po, greva po, madje të mos shkulemi që këtu, deri në rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.
Budina u shpreh se opozitën nuk e përcaktojnë të huajt, as liderin e opozitës nuk e përcaktojnë të huajt, por e përcaktojnë qytetarët me votën e tyre.
“Lirimi i liderit të opozitës, Qeveri teknike pa Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndesrhme, dhe opozita duhet të frymëzojë popullin e saj”, tha Budina, duke renditur sipas tij, kërkesat kryesore që duhet të ketë opozita.