Site icon Informohu siç duhet

Refuzon planin për njohjen e Palestinës si shtet/ Trump kundër Macron: Nuk ka rëndësi çfarë thotë ai

Donald Trump ka hedhur poshtë iniciativën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të njohur Palestinën si shtet, duke e quajtur “të parëndësishme” deklaratën e tij.

Macron kishte paralajmëruar ndryshimin e madh të politikës në një letër dërguar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet ta shpallë zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Presidenti francez e argumentoi planin si hap drejt paqes në Lindjen e Mesme, por propozimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Ai është një djalë shumë i mirë, më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë,” – tha Trump për Macron.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi qëndrimin e Uashingtonit:

“E kundërshtojmë fuqishëm këtë plan. Administrata e presidentit Trump nuk do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të OKB-së që synon zgjidhjen me dy shtete për palestinezët.”

Exit mobile version