Së fundmi u mësua se Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë kryeministres Georgia Meloni, në lidhje me refugjatët që pritet të zhvendosen në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit.
Kjo për faktin se Meloni është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantë.
Për përcaktimin e vendeve të sigurta, “gjyqtari i konfirmimit, si garant i shqyrtimit të çdo rasti individual, për efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që, në përgjithësi, i përket vetëm Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tjerë që marrin pjesë në këtë proces”.
Në këtë mënyrë shkruajtën gjyqtarët e Seksionit të Parë Civil të Gjykatës së Kasacionit në një “urdhër ndërmjetësues” në lidhje me ankesat e paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, të dhëna nga seksioni i emigracionit të Gjykatës së Romës më 18 tetor të kaluar.

