Site icon Informohu siç duhet

Referendumi në Itali, goditje për Melonin: Italianët votojnë ‘JO’ reformës në drejtësi

Janë mbyllur kutitë e votimit në Itali për referendumin mbi reformën në drejtësi, ndërsa procesi i numërimit ka nisur që prej orës 15:00.

Sipas projeksioneve të para, qytetarët italianë i kanë thënë “JO” reformës së propozuar nga qeveria e Giorgia Meloni. Konkretisht, 53.9% e votuesve janë shprehur kundër, ndërsa 46.1% pro ndryshimeve, me një pjesëmarrje të lartë që arrin në 58%.

Referendumi kishte në fokus një paketë ndryshimesh kushtetuese që përfshinte ndarjen e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, reformimin e Këshilli i Lartë i Drejtësisë (ku anëtarët do të përzgjidheshin me short) si dhe krijimin e një Gjykate të Lartë Disiplinore.

Qeveria e konsideronte këtë reformë si një hap drejt rritjes së efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, kritikët paralajmëruan se ndryshimet mund të cenonin pavarësinë e drejtësisë dhe të rrisnin ndikimin politik mbi institucionet kyçe.

Exit mobile version