Site icon Informohu siç duhet

Reagon Xhovana Nikolli pas atentatit ndaj saj: Nuredin Dumani hajde vetë nëse je burrë

Reagon Xhovana Nikolli pas atentatit ndaj saj: Nuredin Dumani hajde vetë nëse je burrë

Pasi i vendosën tritol në derën e banesës, Xhovana Nikolli reagoi në rrjetet e saja sociale.

Për këtë ndodhi Nikolli akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Në një postim të bërë në Insta Story Xhovana shkruan:

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”

Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij, Mirjetën.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

@giovanna_nikolli #fyp #foryou #viral ♬ suono originale – Giovanna🐍

Kjo mbetet një ndër pistat për të cilat po kryen hetimet policia e Elbasanit.

Dy motrat kanë mohuar konflikte me personat e tjerë.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Kohë më parë atij i është vrarë  një vëlla.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, të cilin e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

 

Exit mobile version