Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama vs Farage/ Lufta e statistikave për shqiptarët në Britani, politikani britanik pranon sfidën e kryeministrit shqiptar

    June 28, 2025
    Rama i përgjigjet deputetit britanik: Të sfidoj për shifrat reale! Nëse është siç thua ti...

    Deputeti britanik Nigel Farage ka sulmuar ashpër Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, në kuadër të debatit për emigrantët shqiptarë në Britani. Në një deklaratë për The Telegraph, Farage pretendoi se “një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani janë në burg”, duke akuzuar Ramën për hipokrizi dhe mungesë bashkëpunimi në rikthimin e emigrantëve të dënuar.

    “Ai na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është në një vend të errët, duke kërkuar ku të hedhë emigrantët. Por, një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Trego vullnet të mirë dhe merrini mbrapsht nesër!”, tha Farage.

    Kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë me ironi dhe një sfidë publike. Ai e akuzoi Farage-n për manipulim të të dhënave dhe për retorikë alarmiste, tipike sipas tij për politikat post-Brexit.

    “Të dy e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’. Prandaj kam një ofertë: të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt del i vërtetë, unë angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Por nëse jo, nuk dua ndjesë. Thjesht do të vish në Shqipëri si i ftuari im i nderit”, u shpreh Rama.

    Ai theksoi se statistika e përmendur nga Farage nuk mbështetet në fakte reale dhe se, edhe sipas të dhënave britanike, shkalla e kriminalitetit të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më e lartë se ajo e popullsisë vendase — përkundrazi, në disa raste është më e ulët.

    Kjo përplasje vjen në vijim të refuzimit të përsëritur të Shqipërisë për të pranuar ngritjen e kampeve të emigrantëve, siç kanë kërkuar më herët qeveritë britanike nën drejtimin e Rishi Sunak dhe tani Keir Starmer — kërkesë që Rama e ka konsideruar të papranueshme dhe poshtëruese.

    britani Edi rama Farage shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.