Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Lajmi është konfirmuar nga Qeveria Italiane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ku bëhet e ditur se takimi mes dy kryeministrave do të zhvillohet në orën 15:00, në selinë e qeverisë italiane, “Palazzo Chigi”.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën e takimit, por pritet që diskutimet të përqendrohen në çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.

