TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka pritur në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në këtë takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së, sëbashku me shefin e qeverisë janë të pranishme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Ndërkohë ende s’janë bërë publike detaje mbi temat e diskutimit, por takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së./Radar.al


