Kryeministri Edi Rama, në një videokonferencë për Samitin e Zgjerimit të Euronews, u ndal sërish te puna e SPAK, duke e cilësuar si një institucion që po vepron “pa parë majtas apo djathtas”.
Rama theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në drejtësi, duke i dhënë SPAK-ut pavarësi të plotë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shqipëria po bën diçka unike në rajon. Veprimtaria e SPAK-ut ka treguar se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm retorikë, por realitet që prek të gjithë, pa dallim politik. Kjo është diçka që s’ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se qeveria shqiptare është e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, por jo për moralizime: “Ne pranojmë mbështetje e partneritet, por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit.”

