Site icon Informohu siç duhet

Rama: Shqipëria ngjitet në vendin e 18-të në botë për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një arritje të rëndësishme për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike, duke bërë të ditur se vendi është renditur në vendin e 18-të në botë sipas indeksit ndërkombëtar Cyber National Security Index (NCSI).

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se Shqipëria ka grumbulluar 85 pikë në këtë indeks, duke u ngjitur me plot 36 vende krahasuar me vitin 2023, kur ndodhej në vendin e 54 me 62.34 pikë.

“Sot jemi ndër 20 vendet më të sigurta në botë në aspektin kibernetik. Brenda vetëm dy vitesh kemi kaluar shtete të mëdha dhe me përvojë në këtë fushë. Është një histori e jashtëzakonshme suksesi, që erdhi si përgjigje ndaj një sulmi të rëndë kibernetik mbi infrastrukturën tonë digjitale”, tha Rama.

Indeksi NCSI, i zhvilluar nga E-Governance Academy në Estoni, mat nivelin e përgatitjes së shteteve për t’u mbrojtur dhe për të reaguar ndaj kërcënimeve kibernetike. Ai përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 tregues, që lidhen me kuadrin ligjor, mbrojtjen e të dhënave, menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Exit mobile version