Site icon Informohu siç duhet

Rama shpalos planin e paqes fiskale: Rrugë shpëtimi për bizneset

Rama shpalos planin e paqes fiskale: Rrugë shpëtimi për bizneset

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me biznesmenë  dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës.

Teksa foli për planet e qeverisë për bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, Rama theksoi se kjo paktikë pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore.

Gjithashtu mësohet se plani synon të rikthejë dhe ato biznese që i kanë detyrime të pashlyera shtetit.

Rama: Do krijojmë një ofertë më cilësore dhe bindëse për Lezhën. Ajo që them me siguri nga eksperienca dhe si kanë ecur gjërat, rritja e vlerës së pasurisë do jetë më e madhe. Siç ju ka ndodhur gjithë vendve do na ndodh dhe ne, me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet. Edhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së, bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznesin, për të shpjeguar planin e paqes fiskale. Kemi një plan, duke qenë se ka patur interes nga bizneset do bëjmë një shpjegim shterues. Është mekanizëm i përdorur që në kohët e Romës së vjetër, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin. Nëse biznesi dhe qeveria apo tatimet bien dakord që për vitet e ardhshme unë si biznes do paguaj këtë që kam paguar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë tatimet marrin përsipër që ti nuk ke më asnjë kontroll asnjë marrëdhënie me burokracinë. Elementi i dytë është mundësia që u japim bizneseve për tu kthyer, të deklarojnë të ardhura që nuk i kanë deklaruar më parë për 5 vite, t’ i deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti, duke paguar 5% për ato të ardhura.

Exit mobile version