Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Rama rikthehet në Vlorë: Jo barrikadave të tavolinave në Lungomare, modeli i Parisit po, por jo kaosi shqiptar!

    July 6, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike në Lungomare të Vlorës, ku hapësirat publike dhe trotuaret janë pushtuar nga tavolina e karrige të vendosura nga bizneset, duke bllokuar qarkullimin e lirë të qytetarëve.

    Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se nuk është kundër modelit të shërbimit që shtrihet në një pjesë të trotuarit, siç ndodh në qytete të mëdha si Parisi, Londra apo New York-u, por paralajmëroi se Shqipëria nuk do të tolerojë “karikatura” të këtij modeli që i kthejnë trotuaret në pengesë për kalimtarët.

    “Shërbimi në një pjesë të trotuarit është një standard ndërkombëtar, por kurrësesi nuk mund të tolerohet zaptimi total i hapësirës publike siç po ndodh në Lungomare. Nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik kur trotuari kthehet në territor privat,” deklaroi Rama.

    Ai u bëri thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit për një dizajn të rregullt dhe të bashkërenduar të hapësirave të shërbimit, duke shtuar se shteti është i gatshëm t’i mbështesë në këtë proces.

    Nesër pritet që Kryeministri të rikthehet në qytetin bregdetar për të ndjekur nga afër zbatimin e masave për lirimin e trotuareve dhe hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.
    Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në platformën X:

    Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike

    Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh

    Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

    Lungomare model i Parisit rama Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.