Site icon Informohu siç duhet

Rama reagon për tragjedinë me dhjetra jetë të humbura

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” lidhur me tragjedinë ajrore që ndodhi sot në Kazakistan, ku një avion plot me pasagjerë u rrëzua, duke lënë dhjetëra persona të vrarë.

Përmes postimit në “X” Rama shpreh ngushëllimet e tij për vendet vëllazërore të Shqipërisë, siç ai karakterizon Azerbajxhanin dhe Kazakistanin.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama

Exit mobile version