Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë identifikuar 14 persona të dyshuar për zjarrvënie.
Sipas Ramës, nga këta 10 janë arrestuar dhe 4 janë proceduar penalisht. Operacionet në terren po mbështeten nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.
Kryeministri theksoi se përpjekjet e koordinuara të forcave të rendit dhe emergjencave synojnë parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Radar.al


