Kryeministri Edi Rama ka ndarë raportin më të fundit të BTI (Bertelsmann Transformation Index), një vlerësim ndërkombëtar që analizon çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe nivelin e qeverisjes në vende të ndryshme të botës.
Sipas raportit për periudhën 2023–2025, Shqipëria renditet e para në Evropën Juglindore për transformimin politik, me 7.70 pikë, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit.
Klasifikimi sipas BTI 2026
1. Transformimi politik
- Shqipëria — 7.70
- Maqedonia e Veriut — 7.65
- Mali i Zi — 7.40
- Kosova — 6.90
- Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
- Serbia — 5.18
2. Transformimi ekonomik
- Mali i Zi — 7.50
- Maqedonia e Veriut — 7.18
- Shqipëria — 7.11
- Serbia — 6.79
- Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
- Kosova — 6.21
3. Qeverisja
- Shqipëria — 6.71
- Maqedonia e Veriut — 6.07
- Mali i Zi — 5.90
- Kosova — 4.81
- Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
- Serbia — 3.96
Në total, raporti e pozicionon Shqipërinë si një nga vendet me progresin më të dukshëm në rajon, veçanërisht në aspektin politik dhe të qeverisjes, ndërsa në transformimin ekonomik renditet në vendin e tretë.
Në publikimin e tij, Rama e paraqet këtë rezultat si një tregues të avancimit të reformave dhe konsolidimit të institucioneve në vend.

