Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e unazës së Durrësit, një projekt i rëndësishëm që synon të transformojë infrastrukturën rrugore të qytetit.
Sipas tij, projekti jo vetëm që do të lehtësojë trafikun, i cili vitet e fundit është rritur për shkak të turizmit dhe dendësisë së popullsisë, por do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku kalon gjurma e unazës.
Unaza e Durrësit, pas përfundimit të punimeve, do të ketë katër korsi – dy në njërin drejtim dhe dy në drejtimin tjetër – duke përmirësuar lidhjet rrugore brenda qytetit.
Projekti përfshin gjithë zonën e Kallmit deri në Spitallë, një zonë ku aktivitetet e agroturizmit po fillojnë të zhvillohen me intensitet më të madh.


